Berisha: Rama prishi marrëveshjen që kishte me Bashën dhe Metën

berisha-2016Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të Kuvendit pohoi se ka qenë PD ajo që ka kërkuar Vettingun, si pjesë e paketës për reformën në drejtësi.
Berisha ironizoi pasardhësin e tij, Edi Ramën duke shtuar se dhe vet ai në Kuvend pohoi se nuk kishte kërkuar asnjëherë hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE.

Deklarata:

Problemin me përkthim kishte detyrimin ta çonte korrektësisht të përkthyer. Nuk e di kush e bëri, a e bëri Fatmir Xhafa apo kush e bëri këtë nuk mund ta them, por Gjykata Kushtetuese për të shuar çdo lloj diskutimi e dërgoi përsëri, kjo është normale. Ne kemi respekt dhe pa diskutim besim në Komisionin e Venecias dhe orientimet e tij. Së dyti është Gjykata Kushtetuese që do ta vlerësojë, por di që kryetari i ka propozuar Ramës që urdhëro të ulemi dhe të biem dakord. Kjo është një rrugë që do të shkurtonte shumë kohën dhe të biem dakord.

Unë e thashë dhe këtu në parlament dhe ju duhet ta dini që ekziston marrëveshja e sigurtë midis palëve dhe këtë ambasadorët ja kanë thanë Ramës në zyrë, Metës në zyrë, Bashës në zyrë dhe mua. Marrëveshja që këto ligje duhet të votohen me konsensus. Nëse do të ishte zbatuar marrëveshja nga Rama sot do të kishte filluar prej kohësh Vetting-u. Ne kemi kërkuar Vetting-un jo socialistët, socialistët kanë qenë kundër. Sot ishte i qartë që tha se nuk ka kërkuar hapjen e negociatave.

Teksa u pyet nëse opozita do të merrte pjesë në komisionet parlamentare, ish-lideri i PD-së theksoi se nuk ishte pjesë e vendimmarrjes së partisë. “Kjo është pyetje që i takon kryetarit të PD. Në çështje vendimmarrëse të PD nuk ndërhy. Jam jashtë vendimmarrjes.”, përfundoi Berisha.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

rama-komunikimi

Edi Rama: Miratimi i buxhetit arritje, shmangëm greminën

Kryeministri Edi Rama në “Komunikimin Javor” është ndalur tek buxheti i 2017, ...