Rama: Vettingu është i vetmi kusht, e ka bllokuar PD-ja, të tjerat janë kritere

rama-pagatKryeministri Rama në emisionin “Top Story” ka folur në lidhje me hapjen e negociatave, deklaratat e deputetit gjerman Krichbaum në Shqipëri dhe takimin me kancelaren Angela Merkel në Berlin.

Rama u shpreh se kushti i vetëm i përcaktuar nga Gjermania është Vettingu, i cili sipas tij është bllokuar nga Partia Demokratike që e ka cuar në Gjykatën Kushtetuese.

Rama tha se ky është kushti i vetëm, ndërsa të tjerat janë kritere.

Pjesë nga intervista:

Krischbaum erdhi këtu në cilësinë e një deputeti të Bundestagut, dhe ajo që është e rëndësishme është se ka dhe do ketë një debat, dhe nga ana tjetër në deklaratën e Kancelares nuk ka asgjë më shumë dhe asgjë më pak se çfarë ka në rekomandimin e Komisionit Europian. Nuk ka kushte të tjera, ka vetëm një kusht dhe të tjerat janë kritere.

Kjo nuk është koha e parlamenteve, parlamentet do duhet të shprehen vetëm kur të vendoset një datë. Ne nuk presim një datë, pasi data do të vendoset kur të ketë filluar procesi i Vetingut. Nënvizimi I kancelares se në vitet e fundit Shqipëria ka bërë ndryshim rrënjësor. Unë patjetër pres që Gjemrania të jetë mbështetja tonë kryesore, dhe ajo që ne dëshrojmë nga kjo mbledhje është që KE të mirëpresë rekomandimin. Ne nuk kemi çfarë I kërkojmë më shumë as Gjermanisë as KE-së, sepse bllokimin e kemi këtu me Vetingun që Partia Demokratike e ka çuar në Gjykatën Kushtetuese.

Çfarë u fol në takimin me dyer të mbyllura me Kancelaren?

Në takim ka ndodhur ajo që Kancelarja paralajmëroi që në fillim, që tani do të flasim në detaje se si Gjermania do të mbështesë Shqipërinë në rrugën që ka nisur.

Gjithë procesi i negociatave do të jetë një proces që do të bazohet në përmbushjen e plotë të këtyre kritereve. Bëhet fjalë për kritere që i kemi ditur dhe do t’i kemi parasysh derisa Shqipëria të anëtarësohet në Bashkimin Europian.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

samaras

Samaras: Greqia është aq dobët sa edhe Edi Rama po e sfidon!

Ish-kryeministri grek Antonis Samaras, në një intervistë për gazetën “Vradini”, pavarësisht se ...