Sherri me Vera Grabockën, flet për herë të parë Renato Mekolli

26
Kliko per me shume info

Renato Mekolli u ka dhënë përgjigje të gjithë atyre zërave të cilët thonë se mes tij dhe producentes Vera Grabocka ka pasur një sherr. Ai nuk ka heshtur, madje e ka pranuar këtë fakt.

“Po, është e vërtetë që marrëdhënia ime me Verën ishte e ftohtë për një kohë të gjatë.

Kliko per me shume info

Por kjo nuk do të thotë që unë nuk kam respekt të madh për të, që e vlerësoj në maksimum për ato që ka dhënë në televizion.

Ajo është një yll në televizion dhe shumë profesioniste. Kemi pasur konflikte, por jemi të dy karaktere të forta; dhe çfarë i kemi thënë njëri-tjetrit, ia kemi thënë hapur.

Kjo marrëdhënie sigurisht që është shumë e fortë këtë moment dhe e duam shumë njëri-tjetrin”, u shpreh ai për “Panorama”.

Ai nuk jep ndonjë arsye konkrete pse janë konfliktuar, por i quan konfliktet diçka normale brenda familjes.

“Për gjëra që kishin të bëjnë me brenda familjes. Shpeshherë, edhe unë kam reaguar për gjëra që nuk më preknin personalisht, si dhe për diskutime që kanë të bëjnë me mua dhe me produksionin”.

Ai thekson se e admiron mënyrën si punon Grabocka, si dhe i jep të drejtë që është e prerë.

“Edhe unë i rreptë jam me punën time. Nëse ke të bësh me një staf gjigant, duhet të jetë dhe një shef që drejton skuadrën.

Por ndonjëherë, pa dashje, kalohen limitet”. Ai tha se nuk e priste të fitonte “Dance Ëith Me”.

Momenti kur fitoi kupën, ishte për të i papritur. “Nuk e prisja aspak. Sado që isha i sigurt se nëse në treshe duhet të futen tri çiftet që kërcejnë më mirë, duhet të ishim ne, por që të ishim fitues, jo, nuk e prisja. Në momentin që dëgjova emrin tim dhe të Laurës, e përjetova si një rrymë elektrike, që na zuri dhe u tundëm mirë”.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here