Kishte 10 vjet që "nuk ia linte" gruaja, veprimi i burrit do t'ju befasojë
Ghasi Ram, një 37 vjeçar nga India Veriore ka prerë penisin e tij në shenjë proteste në sy të gruas duke e lënë të tronditur atë.
“Unë isha i acaruar. Ne nuk kemi kryer marrëdhënie seksuale për 10 apo 12 vitet e fundit, ka thënë Ram më vonë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Ajo kurrë nuk donte të bënte dashuri me mua. Nuk ulej afër meje dhe gjithmonë i refuzonte kërkesat e mia”, tha ai citojnë mediat lokale.
Teksa gruaja tha për gazetën indiane se ajo nuk donte të kishte marrëdhënie me burrin e saj sepse ai ishte gjithmonë i dehur dhe e mërziste.
Në mbrëmjen që ndodhi ngjarje, gruaja ka thënë se bashkëshorti i saj u kthye në shtëpi përsëri i dehur dhe kërkoi të bënin seks.
34-vjeçarit iu prish sërish qejfi dhe del me nxitim nga dhoma për t’u kthyer më pas me një thikë kuzhine në dorë, dhe copëtoi penisin e tij duke e hedhur në tokë.
Ishin fqinjët ata që thirrën mjekun. Çifti ka dy djem dhe një vajzë dhe kanë qenë të martuar për 18 vite./.Panorama/