Vdekja e 16-vjeçares, dëshmia e taksistit: Si humbi ndjenjat dhe më pas…

Aktualitet

Disa ditë pas rihapjes së hetimeve, nga autoritetet greke, për vdekjen e 16-vjeçares shqiptare Konstantina Anagnosti, mësohen të tjera detaje.

Babai i viktimës, Jorgo Anagnosti, i cili jeton në Janinë, nuk beson se vajza e tij ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Të dhënat e reja nga mjeku ligjor shtojnë edhe më shumë misterin mbi humbjen e jetës së 16-vjeçares.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mbi bazën e këtyre të dhënave, prokuroria e Janinës ka urdhëruar ndjekjen penale kundër një personi, i cili ishte drejtuesi i taksisë që kishte transportuar në Greqi vajzën fatkeqe.

Sipas të atit të viktimës, drejtuesi i taksisë bashkëjetonte me nënën e vajzës pasi prindërit e saj ishin të divorcuar. Një ekspertizë e re nga mjeku ligjor Dimitris Galenteris, dëshmon se nga trupi i viktimës mungonin organe ose pjesë organesh.

sipas dëshmise që ka barë shoferi i taksisë për autoritetet greke, në lidhje me vdekjen e 16-vjeçares, Konstantina Anagnosti. Ngjara e ka zanafillën ne 15 nënëtor 2014.

“Më 14 nëntor 2014 unë shkova në Shqipëri nga Janina. Në Sarandë mbërrita në orën 19:00. Me mua ishte dhe 16-vjeçara Konstantina. Pasi kemi hyrë në territorin shqiptar, vajza shkoi tek gjyshi. Më 15 nëntor, në ora 11:00 në mëngjes, kam marrë Konstantinën nga gjyshi i saj, dhe kishim për të bërë një vizitë rutinë tek dentisti, në Sarandë. Pasi dentistit vajza vajti në një sallon bukurie, për të rregulluar flokët.

Unë e prita në klinikën dentare. Vizita në klinikën dentare shkoi mirë. Konstantina nuk kishte asnjë plagë dhe as nën efektin e ndonjë droge (qetësues). Kështu u nisa bashkë me të për në Janinë. Kur po ktheheshim vajza nuk po ndihej mirë. I hodha ujë por ajo humbi vetëdijen. E çova në spital, ndërsa mua nuk më lejuan për të hyrë brenda. Pas një kohe, mjekët më thanë se Konstantina ka vdekur. “

Por sipas vëzhgimeve nga ana e oficerit të policisë gjyqësore në Sarandë, vajza kishte shenja në trupin e saj.

Ai ka thënë se kishte një gërvishtje të kuqe dhe gjatësi prej 7 cm në anën e pasme, krahu i djathtë i qafës dhe një tjetër gërvishtje 4 cm në anën e majtë.klan

ME TE LEXUARAT