"Uniformat e policisë i rregullojmë në rrobaqepësi, policet femra me këpucë 41-shi"

Aktualitet

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në profilin e tij denoncimin e një punonjësi të policisë në Shkodër, i cili ankohet për uniformat e reja të Policisë së Shtetit.

Ai thotë se efektivëve iu duhet të paguajnë 15-20 mijë lekë nga xhepi për t’i rregulluar te rrobaqepësi ndërsa edhe më problem jaën këpucët, që sipas tij janë vetëm numri 41.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Berisha në Facebook:

Oficeri dixhital denoncon:

Mashtrimin e madh me uniformen e re te policise.

-Policet detyrohen t'ju paguajne rrobaqepseve per regullimin e saj, 15-20 mije leke te vjetra

-kurse per grate police rrobaqepesit nuk e marrin persiper rregullimin

-problem i madh mbeten kepucet pasi nr me i vogel i tyre eshte 41. sb

"Persh. z. Kryetar. Se pari ju uroj shendet. Jam D.G punonjes. Policije ne strukturen e p. e pergjithshme Shkoder , du tju informoj me pergjegjsi te plot rreth nje problemi mjaft konkret rreth uniformes se re , ajo u shpernda nje pjes ju ra taman por shumica ju ka ren shum e madhe numra 56_58 jemi detyruar te paguajm 15-20 mi lek te vjeter per ti rregulluar por halli ma i mall qendron tek p. Femra se rrobaqepset ne Shkoder nuk marrin persiper rregudhimin e tyre, problem tjeter per ne

dhe kepucet pasi numri ma i vogel i tyre esh dyzet e njeshi ju flm respekte."

ME TE LEXUARAT