Ukraina nis provat raketore

raketaUkraina ka nisur provat raketore në Detin e Zi, derisa Rusia ka paralajmëruar se do të gjuaj çdo raketë ndërsa raportohet se ka vënë në alarm edhe sistemin e mbrojtjes ajrore në gadishullin ukrainas të aneksuar nga Moska.

Presidenti ukrainas ka thënë se është përgjegjësi e Ukrainës që të ndërtojë mbrojtje ajrore për Kievin dhe tërë vendin dhe se askush nuk mund t’i ndalojë.

Nërsa zëdhënësi ushtarak, Volodimir Krizhanovski, ka thënë se ushtrimet po ndodhin së paku 30 km larg hapësirës ajrore të gadishullit të Krimesë. Ndërsa udhëheqësi i Sigurisë Kombëtare të Ukrainës e ka edhe një sqarim tjetër pse po bëhen provat raketore.

“Është e rëndësishme të nënvizohet se për shumë vite, agjentët rusë dhe shefat e korruptuar të ministrisë së mbrojtjes së Ukrainës me vetëdije e kanë shkatërruar mbrojtjen ajrore të Ukrainës.

Këto prova janë të rëndësishme për ne sepse ky është një hap serioz drejt rikthimit të kapaciteteve të mbrojtjes ajrore të shtetit onë”, ka thënë Oleksandr Turçinov.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Sulm me armë në SHBA, qëllohen dy policë, “zhduket” autori

Dy policë janë qëlluar me armë nga një person në Amerikus në ...