Trump uron miqtë dhe ‘’thumbon’’ armiqtë për festat e fundvitit

Një urim për festat e fundvitit vjen dhe nga presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump. Ai në urimin e tij ka sulmuar “armiqtë e shumtë”.

“Urime Vitin e Ri të gjithëve, përfshirë armiqëve të shumtë dhe atyre që më kanë luftuar dhe kanë humbur keq”, ka shkruar Trump në profilin e tij në “Tëitter”.
Ai ka shtuar se kundërshtarët e tij “thjeshtë nuk e dijnë se çfarë duhet të bëjnë” ndërsa urimin e ka përfunduar me fjalën: “Dashuri!”.
Trump është përballur me rezistencë nga establishmenti republikan derisa ai ka mundur mbi 12 kandidatë të partisë gjatë garës për të siguruar nominimin për zgjedhjet presidenciale.
Ai arriti të fitojë edhe zgjedhjet e 8 nëntorit ndaj rivales demokrate, Hillary Clinton, e cila pritej që të fitonte.
Presidenti i zgjedhur amerikan, pritet të festojë sonte së bashku me qindra persona të tjerë në klubin e tij në Palm Beach të Floridas, një prej të cilëve pritet të jetë edhe aktori Sylvester Stallonte.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Ja defektet e juaja sipas shenjës së horoskopit

Astrologët në artikulline radhës kanë folur për defektet që ka secila shenjë. ...