Shpërthime jashtë stadiumit Besiktas pas ndeshjes, 20 tifozë të plagosur

Bota

Dy shpërthime të fuqishme kanë tronditur mbrëmjen e sotme Stambollin, ndërsa paraprakisht raportohet për të paktën 20 të plagosur.

Mediat turke dhe dëshmitarë thonë se u dëgjuan dy shpërthime të fuqishme dhe të shtëna me armë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas burimeve paraprake dyshohet se bëhet fjalë për dy shpërthime me autobombë. Një prej objektivave mësohet të ketë qenë një autobus që transportonte efektivë policie.

Ministri i Brendshem turk ka konfirmuar se nga shperthimi ka persona te plagosur dhe dyshohet sipas tij se te demtuarit jane tifoze te skuadres Busraspor. E gjithe ngjarja ndodhi pas ndeshjes Beshiktash-Bursaspor.

Ministri ka thene se mes te plagosurve ka edhe efektiva policie.

ME TE LEXUARAT