Tronditet Kucova, burri xheloz vret gruan me thike

ndroq-policiaNjë krim brenda familjes ka ndodhur pak pas mesnatë në Kuçovë. Një 57-vjeçar ka vrarë me thikën e bukës gruan e tij 49 vjeç.
Nga hetimet paraprake rezulton se shkak i ngjarjes së rëndë është bërë xhelozia e Rruzhdi Luzit ndaj bashkëshortes së tij, Manjola Luzi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 pas mesnate, në fshatin Drizë të Kuçovës.

Pas një konflikti brenda familjes, burri ka marrë thikën e bukës, duke e goditur gruan.

49-vjeçarja nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Sakaq, policia e Kuçovës ka arrestuar autorin e ngjarjes, ndërsa vijon hetimet për zbardhje e plotë të shkaqeve dhe rrethanave.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Dekriminalizimi, Armando Prenga heq dore nga mandati i deputetit

Deputeti Armando Prenga dorezon mandatin. Ne nje shkrese drejtuar Kreut te Kuvendit ...