Tiranë/ E mitura: Babai më tregon organet gjenitale. Bie në pranga 60-vjeçari

Aktualitet

polici-tiranePolicia e Tiranës ka arrestuar sot një 60-vjecar nga Tirana pasi akuzohet se ushtronte dhunë dhe ngacmonte seksualisht vajzën e tij të mitur.

Efektivët e Komisariatit Nr 6 në Tiranë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin e identifikuar si Stefan P., 60 vjeç.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia njofton se ky shtetas, dyshohet se në mënyrë sistematike ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases M. P., 43 vjeçe, si dhe fëmijës së mitur V.P.

Rreth orës 18:30, duke qenë nën ndikimin e alkoolit, Stefan P., dyshohet se ka kërcënuar me jetë vajzën e tij me anë të një thike dhe ka qenë ndërhyrja e nënës e cila ka parandaluar ngjarjen.

Gjithashtu vajza e mitur, ka deklaruar përpara Oficerëve të Policisë dhe Psikologes se, i ati i saj vazhdimisht kryente veprime të turpshme, duke i treguar organet e tij gjenitale.

Për M. P. dhe V. P., iu plotësua urdhëri i menjëhershëm i mbrojtjes”, thuhet ne njoftimin e Policisë.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale të “Dhuna në familje” dhe “Vepra të turpshme”, parashikuar nga Neni 130/a dhe 108 të Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT