Tronditen skenat italiane, këngëtari i mirënjohur pëson infarkt
Lajmifundit
/
10 Dhjetor 2016, 15:07
Showbiz
I mirënjohuri i skenave italiane, këngëtari Albano Carrisi ka pësuar dy infarkte gjatë kohës që po bënte prova në skenë për koncertin e krishtlindjeve.
Sipas raportimeve të mediave italiane këngëtari u ndje keq gjatë provave dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku iu nënshtrua një ndërhyrje kururgjikale e cila zgjati plot 3 orë. Operacioni fatmirësisht përfundoi me sukses.
“Krizën e parë e ndjeva rreth orës 18:00, më pas një tjetër rreth orës 20:00. Më dërguan në spital ku edhe u operova. Tani jam mirë”, – është shprehur këngëtari italian.