Kapet sasi e madhe eksplozivi në Durrës, bien në pranga dy persona

Kliko per me shume info

eksplozivsrFinalizohet operacioni i koduar “Qarku i mbyllur ”, sekuestrohet eksploziv C4, kapsolla detonatore dhe fitil zjarrpërcjellës. Arrestohen në flagrancë dy shtetas.

Policia e shtetit informoi sot se specialistët e Sektorit kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, pas informacioneve të marra në rrugë operative, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar”Qarku i mbyllur ”.Si rezultat I këtij operacioni është goditur një grup që trafikonin lëndë plasëse eksploziv C4, së bashku me aksesorë ndihmës, detonatorë dhe fitil zjarrëpërcjellës.

Kliko per me shume info

Gjate aksionit mesohet se u arrestuan në flagarncë shtetasit Alfred Gurra 26 vjeç, banues në Krujë dhe Drini Lika 35 vjeç, banues në Krujë, me precedentë në fushën e lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje në Itali.
tritolii
Operacioni u zhvillua në zonën e Krujës, pasi personat e mësipërm do t’ia shisnin lëndën eksplozive, kapsollat detonatore dhe fitilin zjarrëpërcjellës një grupi tjetër kriminal.

U sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

• 40 kallëpë eksplozivë C4;
•100 kapsolla detonatore;
•43 metër fitil zjarrpërcjellës;
• automjeti tip Mitsubishi me targa LA7607 A;
•automjeti tip Benz me targa AA 888 CC.

Vijon puna hetimore dhe gjurmuese në zbulimin dhe vënien para përgjegjësisë penale të personave të tjerë të përfshirë në këtë grup kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Trafikimi I armëve, municioneve dhe lëndëve plasëse”në bashkëpunim parashikuar në nenin 282/a, 25 të Kodit Penal.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here