Zgjidhet kontrata me Tramezzanin, ja cfarë deklaron FSHF

Sport

Zv.trajneri i deritanishem i Shqiperise largohet nga kombetarja.

Ka qene Federata Shqiptare e Futbollit e cila bën me dije se ka zgjidhur sot kontratën me Paolo Tramezzani-n, zv.trajnerin e Kombëtares së futbollit dhe drejtor teknik i kombëtareve të moshave.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Me këtë rast, Federata Shqiptare e Futbollit falënderon Tramezzani-n për punën e bërë gjatë këtyre viteve me ekipin kombëtar dhe kontributin e dhënë për ngjyrat kuqezi. Njëkohësisht, Federata i uron atij suksese në të ardhmen.

ME TE LEXUARAT