Derbi/ Ikin dritat në stadium, trajneri Josa: Paskemi lindur për të vuajtur

Sport

josa15Trajneri i Tiranës, Mirel Josa, e ka cilësuar një situatë shumë të çuditshme atë të sotmen në derbin kundër Partizanit. “Paskemi lindur për të vuajtur”, ishte batuta e tij për “SuperSport” pas ndeshjes, të cilën e vlerësoi të hapur edhe në 27 minutat e nesërme.

Për ndërprerjen

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Nuk më takon mua të flas për këto gjëra, janë probleme normale. Thjesht duhet të merren masa për zhvillimin e ndeshjes qoftë edhe me gjeneratorë. Është problem që edhe mund të ndodhë, kemi vepruar kështu me Kupat e Europës”.

Për ecurinë e derbit

“Nuk mund të them çfarë do të ndodhë, varet nga rrjedha që loja kishte marrë në ato momente. Ne kishim disa raste të pastra, Partizani ngulmoi 20 minutat e fundit të pjesës së parë. Është një derbi ku nuk mund të parashikosh shumë gjëra sepse edhe futbollistët në momente të caktuara, sidomos lojtarët e mi në pjesën e dytë, mund dilnin shumë më shpejt para. Ishin të kujdesshëm, u rrezikuam vetëm në faulle. Partizani na rrezikoi në disa momente të tilla. Kjo është një ndneshje që duhet të luhet me kujdes”.

Për vijimin një ditë më vonë

“Unë nuk mund të bëj krahasime, ne në pjesën e dytë e rifilluam më mirë lojën, ishim më ngulmues, pavarësisht se Partizani pati më shumë qarkullim topi. Mund të ishim më të kujdesshëm, nëse vazhdimësia do të ishte ndryshe, mund të bënim ndonjë ndryshim në rreshtim që mund të bëhet edhe nesër”.

Për aktivizimin e Muzakës

“Nga fillimi apo më vonë, nuk e kam vendosur akoma. Nuk isha në dilemë që do të luante në minutat e mbetura, por problemi është kush do të zëvendësohej që të mos humbnim ekuilibrat në mesin e fushës”.

Për një ndeshje prej 27 minutash

“Shumë çudi më duket, është hera e parë që do ta provoj. Megjithatë, akoma nuk kam vendosur si të filloj me formacionin, të shohim çfarë problemesh kemi, sapo të shkojmë në hotel. Ne paskemi lindur për të vuajtur, sepse është ndeshje me shumë emocione, por nuk mund të them se emocionet e sotme ishin të ndryshme nga ndeshjet e mëparshme në këto javë me Tiranën”.

Për mallin e derbit

“Këtë ndeshje e kam pritur njëlloj si ndeshjet me Skënderbeun, që kemi fituar kampionatin. Normalisht çdo ndeshje ka emocionet e veta. Sot tifozeria jonë dhe e Partizanit ishte e bukur dhe gjynah që u prish në këtë mënyrë”.

ME TE LEXUARAT