Trajneri italian: Reali të bëjë kujdes, nga Juve cfarë nuk pritet

Sport

juventus13-466x350Arrigo Sacchi, ish trajneri i Italisë, ka treguar se cilat janë pikat e forta të Juventusit para ndeshjes me Real Madridin.

Juventus dhe Real Madrid do të përballen sonte në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ish trajneri italian, Arrigo Sacchi, i cili një kohë ka qenë edhe drejtor sportiv i Real Madridit, ka treguar se cilat janë pikat e forta të Juventusit.

"Ekipet italiane nuk kanë qenë asnjëherë të lehta për Real Madridin. Pirlo është një fenomen dhe luan me ritëm. Kurse, fenomen tjetër te Juventusi është Tevez. Ai luan në të gjithë fushën dhe për ekipin”, ka deklaruar Sacchi.

Kurse, Sacchi i ka bërë me dije kampionëve të Italisë se Realin mbështetet në cilësi individuale, derisa kur kanë posedimin e topit gjithmonë janë të rrezikshëm

ME TE LEXUARAT