Romancë dhe skena hot, publikohet traileri i dytë i “Fifty Shades Darker”

Soft
Romancë dhe skena hot, publikohet traileri i dytë i “Fifty

Është publikuar traileri i dytë i sagës erotike “Fifty Shades Darker” dhe Anastastia Steele, thjesht nuk mund të qëndrojë larg Christian Grey!

Jamie Dornan si miliarderi sadist Grey, e do përsëri në jetën e tij Dakota Johnsonin, dhe ai është i gatshëm të bëjë çfarëdo që ta realizojë këtë. Një trailer me të vërtetë me skena të nxehta, që nga darka romantike ku Anastasia i plotëson dëshirën Grey-t duke hequr të mbathurat, ndërkohë që duket qartë se ajo e pëlqen këtë moment, skenat e nxehta në dush si dhe ato në ashensor. Ata nuk mund ta fshehin dot ndjenjën për njëri-tjetrin, dhe duket sikur do të rinisë romanca mes tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Filmi paraardhës “Fifty Shades of Grey”, bazuar në romanin “bestseller” të E. L. James, rezultoi një sukses i madh financiar për “Universal Pictures”, duke grumbulluar plot 571 milionë dollarë në mbarë botën, pavarësisht vlerësimeve jo shumë pozitive nga kritika. Të ketë edhe “Fifty Shades Darker” që pritet të publikohet më 10 shkurt të vitit 2017 të njëjtin sukses vallë? /InTv/

ME TE LEXUARAT