Ikin dritat në stadiumin “Selman Stërmasi”, shtyhet Tirana-Partizani

Ndeshja Tirana-Partizani eshte shtyre pas ikjes se dritave ne stadium. Sipas vendimit te marre nga autoritetet, mesohet se ndeshja do te vazhdoje ne minuten e 63-te diten e neserme, te premten ne daten 2 dhjetor 2016.
stadiumiiNjë ngjarje e papritur ka ndodhur në derbin Tirana-Partizani, pasi në minutën e 62 kanë ikur dritat në stadium. Ndeshja po luhet në “Selman Stërmasi”.

Të gjendur përballë kësaj situate, arbitri ka ndërprerë ndeshjen.

Mësohet se futbollistët i janë drejtuar dhomave të zhveshjes, në pritje të ardhjes së energjisë.

Ka qenë minuta e 62 e ndeshjes kur gjyqtari ka vendosur të ndalojë derbiin pasi ikën dritat në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Reagimi i tifozeve ka qene interesant pas ikjes se dritave.

Te gjithe ata qe ishin ne stadium kane hapur blicet e aparateve per te ndricuar sadopak ne erresiren e krijuar.
derbiii

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Nis nga 1 Janari/ Ja si do të funksionojë sistemi i ri i gjobave

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri deklaroi sot se nga Janari i vitit ...