Thyejnë bankomatin në Vlorë, vjedhin 2 milion lekë

Aktualitet

Një bankomat në Vlorë është thyer duke u vjedhur një sasi prej 2 milionë lekësh. Kjo ngjarje mësohet se ka ndodhur gjatë natës së shkuar në fshatin Novoselë të Vlorës.

Policia e Shtetit bën me dije se është grabitur bankomati i një banke, ku grabitësit kanë prerë derën e tij.

“Më datë 30.12.2016, gjatë natës në fshatin Novoselë, është vjedhur ATM (bankomati), i një banke, duke prerë derën e tij dhe kanë marrë 2 000 000 lekë”, sqaron komunikata.

Policia thotë se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet iu referuan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Vlorë.

ME TE LEXUARAT