Thirrja e Tahirit, ky burrë është i pari që dorëzon vullnetarisht armën pa leje

Aktualitet

polici-tiraneNjë burrë i moshuar ka dorëzuar armën e tij tip automatik, pas nisjes së fushatës së Ministrisë së Brendshme për mbledhjen e armëve pa leje.

85-vjecari me iniciale M.Ll është paraqitur këto ditë në Komisariatin e Policisë Nr. 4 në kryeqytet dhe ka dorëzuar një automatik.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Më datë 03.12.2016, shtetasi M.Ll, vjeç 85, banues në Tiranë, ka dorëzuar një automatik model 56, dhe një karikator me 25 fishekë”, njofton Policia.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më heret, ministri Tahiri u shpreh se personat që dorëzojnë armët pa leje vullnetarisht, nuk do të ketë ndjekje penale.

ME TE LEXUARAT