Sherri për motive të dobëta, të rinjtë masakrojnë me thikë 19-vjecarin në Vlorë

Aktualitet

policia-naten-620x330Një 19-vjecar është plagosur me thikë pas një sherri për motive të dobëta në Vlorë.

Sipas informacioneve bëhet me dije se dy bashkëmoshatarë kanë sulmuar e plagosur me thikë 19-vjecarin Klaudio Abazi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai është dërguar në spital nga policia me një plagë të rëndë në kraharor. I plagosuri ka humbur shumë gjak ndërkohë ndodhet nën përkujdesjen e mjekëve të spitalit në Vlorë. Policia ka identifikuar autorët e dyshuar në lidhje me plagosjen S.S dhe M.S., ndërkohë që po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për kapjen e autorëve të dyshuar./LajmiFundit.al/

ME TE LEXUARAT