Zbulohet arsyeja/ Pse Trump nuk ftoi presidentin Thaçi në inaugurim

Kliko per me shume info

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është ftuar në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të zgjedhur të SHBA-ve Donald Trump, që do të mbahet më 20 janar.

Lajmin për gazetën “Bota sot” e ka konfirmuar anëtari i kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj.
Por, pasi ky lajm u bë i ditur, menjëherë ka reaguar presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili ka përmes mediave ka demantuar lajmin se Haradinaj është ftuar në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Trump.

Kliko per me shume info

Sipas Thaçit, institucioni që e ka ftuar Haradinaj është një organizatë që merret me fushatat zgjedhore/organizime politike, por që nuk është pjesë e Kampit të Trumpit.

Por, zëdhënësi i  AAK-së, Muharrem Nitaj, ka thënë se përmes kësaj tregohet se sa smirëzi janë një kategori e njerëzve dhe media e tyre.

Sipas Nitaj, i vetmi shqetësim i tyre është pozita dhe përfitimet personale.

Në faqen zyrtare në Facebook, AAK ka publikuar edhe ftesat për Haradinajn për pjesëmarrje në kremtimet për inaugurimin e presidentit amerikan dhe për lutjet e mëngjesit.

“Përpjekjet e disa individëve dhe disa portaleve të tyre, për të “gjetur qime në ve” janë mjerimi i tyre!”, thuhej në reagimin e AAK-së në Facebook.

Analistët politikë konsiderojnë se është për t’u përshëndetur ftesa e Ramush Haradinajt nga administrata e Donald Trump, pasi kjo sipas tyre e nderon Kosovën.

Por, lidhur me mosftesën e presidentit të vendit Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli, ata kanë thënë se kjo ka të bëjë kryekëput me Gjykatën Speciale.

Sipas analistit Rexhep Shahu, kjo ftesë për Haradinajn së pari është nder për Kosovën. Ai ka thënë se duhet të bëhemi më të ndershëm dhe të pranojmë se Haradinaj mbetet komandanti më komandant i luftës për Kosovën, dhe si të tillë, sipas Shahut duket ta nderojmë edhe ne e jo vetëm të huajt.

“Thaçi nëse zemërohet pse ftohet Haradinaj e jo ai, le të shkojë t’ia bart çantat apo valixhen e rrobave Haradinajt. Ndoshta duhet besuar më në fund një ditë se Haradinaj ka luftuar në Kosovë, nuk ka luftuar as në Tiranë as në Bruksel e as në Zvicër e nuk është sjell ‘okolla” luftës si Thaçi që ka luftuar në Tiranë”, ka thënë Shahu për “Bota sot”.

Edhe sipas politologut Albrim Badallaj, është për t’u përshëndetur ftesa nga kampi i presidentit Trump, për disa disa liderë vendor. Kjo sipas tij, tregon qartë për të gjithë ata skeptik se politika e SHBA-ve nuk ndryshon brenda natës.

“Edhe pse shumë politikbërës tek ne haptas kanë shfaqur dëshirën që të fitojë për të parin e Shtëpisë së Bardhë, ish-sekretarja e shtetit Hillary Clinton, presidenti i ri Trump nderoi me ftesë presidentin z.Thaçi dhe nga opozita z.Haradinaj. Reagimin e presidentit Thaçi nuk është se e kemi parë direkt nga ana tij, por kinse një “portal i tij” ka reaguar”, ka thënë Badallaj.

Ai ka theksuar se kjo nuk është kushedi se çfarë rasti, për arsye se sipas tij, kuptohet që politikanët kanë inate dhe averzione ndërmjet vete.

“Është diçka e natyrshme edhe pse në stadin aktual presidenti Thaçi nuk ka pse të sheh ndonjë rivalitet me z.Haradinaj, meqë ai veçse është “pensionuar” nga subjekti që e drejtoi për 17 vite dhe tani është në një pozitë komode që nuk ka nevojë të ketë frikë politike nga z.Haradinaj, marrë parasysh se ky i fundit gjithmonë ka pasur tendenca për kryeministër të vendit, e jo për president”, ka thënë ai. Mirëpo, sipas tij, është në natyrën e liderëve klasik që ta përfaqësojnë të vetëm vendin e tyre në inaugurimin e homologut të tij dhe në një farë forme vizitat e tilla të përdoren për konsum politik.

Por, ndryshe mendon politologu Faton Mehmeti, sipas së cilit, reagimi me nervozizëm i presidentit, shpreh frikën ndaj administratës së Trumpit, se ai nuk do të gjejë mbështetje nga kjo administratë.

Sipas Mehmetit, vet fakti se Haradinaj ka marr ftesë dhe presidenti jo, është një indikator se roli i SHBA-ve ndaj estabilishmentit politik në Kosovë po ndryshon.

Ai ka theksuar për “Bota sot” se mosftesa e Thaçit dhe Veselit nga administrata e presidentit Trump, ka të bëjë me Gjykatën Speciale.

“Trump disa herë ka potencuar se do të ketë qasje të re nga administrate e tij ndaj atyre që nuk janë të pastër, aty ku Hashimit i dhemb më së shumti. Faktikisht, Hashimi ka frikë se rehatia e tij 17-vjeçare do të rrëzohet, një rehati e supozuar se e ka ndërtuar mbi krime. Gjykoj se mos ftesa ndaj Hashimit dhe Kadriut ka të bëjë me Gjykatën Speciale, dhe mendoj se administrata e Trump-it ka ftuar vetëm atë që është i pastër dhe nuk rrezikon të gjykohet nga Specialja, për të mos denigruar edhe vet celebrimin e tij si president zyrtar i SHBA-ve”, ka thënë Mehmeti.

Mehmeti ka thënë se Thaçi ka frikë se karriera e tij si nga brenda, ashtu edhe nga jashtë po fillon të rrënohet, tani që e gjeti qetësinë në postin e presidentit.

“Hashimi vërtetë duhet të jetë i shqetësuar, tani që Gjykata Speciale po afrohet. Pikërisht për t’i ikur kësaj ai bëri çdo gjë që të bëhet president, por me Trumpin president, Hashimit as presidenca  e as mbretëria s’do t’i bëjë punë. Ramushi korri fitoren e parë karshi Hashimit, fitore të pastër. Edhe Hashimi duhet të mësohet me humbje, kjo është demokraci”, ka thënë Mehmeti për “Bota sot”./BS/

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here