Ekspertiza konfirmon vrasjen e teknologut të uzinës në Ballsh

Aktualitet

zhduket-ballshEkspertiza verteton vrasjen e teknologut te rafinerise se Ballshit. Katër ditë pas gjetjes së kufomës së 57 vjeçarit nga Mallakastra në pyll, mjekët ligjorë kanë konfirmuar vrasjen e tij.

Dyshimet e para të policisë së fierit se 57 vjeçari Shefo Duraj është vrarë rezultuan të vërteta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ngjarja mendohet të ketë ndodhur në 14 nëntor kur Duraj me profesion teknolog në uzinën e Ballshit komunikoi me familjarët në telefon duke i njoftuar se do të udhëtonte drejt Skraparit me disa shokë por humbi çdo kontakt ndërsa trupi i tij u gjet dy javë më vonë.

Ekspertiza mjekologjore saktësoi se viktima është vrarë me mjet prerës. Burime nga grupi hetimor thanë se autori ka dashur të humbë gjurmët duke tentuar të djegë kufomën.

Burimet thanë se pista e hetimeve është ajo e hakmarrjes për një vrasjeje të përpara viteve ‘90 ku ka qënë i përfshirë një i afërm i viktimës.

ME TE LEXUARAT