Arrestohen ish drejtuesit e TEC-it në Fier, i shkaktuan shtetit 209 milionë lekë dëm

Aktualitet

fier-policiaIsh drejtues të TEC-it Fier janë vënë në pranga pasi akuzohen se gjatë peridhudhës 2012- 2013 që kanë qenë në detyrë, në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë favorizuar një firmë në ankandet publike duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 209 milion lekësh.

Në operacionin e koduar “TECI” policia ndaloi 3 shtetas dhe shpall në kërkim 2 të tjerë për akuzën “Shpërdorim detyre” e kryer në bashkëpunim”.

Te arrestuarit

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

1.Flamur Fejzulla, 49 vjeç, banues në fshatin Peshtan, Fier.( ish Përgjegjës i TECIT Fier).

2.Artem Rusto, 43 vjeç, banues në fshatin Zharëz, Fier. (Ish magazinier pranë TEC Fier)

3.Qemal Vrenozi, 41 vjeç, banues në lagjen “Kongresi i Përmetit” Fier. (Ish Drejtor pranë TEC Fier).

U shpallën në kërkim

1.P.P, 53 vjeç, banues në Tiranë. (Ish Shef i Financës pranë TEC Fier).

2.T.B, 65 vjeç, banues në Tiranë, administrator në një firme private

Policia e Fierit informoi sot (3 dhjetor 2016): “Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin gjatë periudhës së viteve 2012-2013 që kanë qenë në detyrë, në bashkëpunim me njeri tjetrin i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 209 milion lekë si rezultat i ankandeve publike të kryera në atë periudhë ku kanë favorizuar firmën e shtetasit T.B.

Ndaj tyre Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, ndërsa për shtetasin Qemal Vrenozi, ish drejtori pranë TEC-it masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.

ME TE LEXUARAT