Spanjë, aksion anti-drogë në mes të detit, kapen 2.5 tonë kokainë

Bota

Një operacion i përbashkët i policisë spanjolle dhe asaj marokene ka çuar në shkatërrimin e një prej rrjeteve më aktive të trafikut të kokainës në Europë.

Sipas njoftimit të mediave spanjolle, në pranga kanë rënë dhjetëra persona dhe janë sekuestruar mbi 2.5 tonë kokainë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Operacioni, i cili nisi në muajt e verrës në provincën iberike të Galicias, ka mundësuar shpërbërjen e organizatës, që i shtrinte tentakulat nga Europa në Amerikën Latine dhe në Afrikë.

Sipas Ministrisë së Brendshme spanjolle, në pranga ranë 12 persona, të cilët po transportonin lëndën narkotike në një anije peshkimi, e cila u ndaluar nga trupat policore në mes të detit.

Ndërkohë, 12 persona të tjerë u ndaluan në faza të tjera të aksionit. 18 nga të arrestuarit janë marokenë, ndërsa 6 të tjerët spanjollë. Në Spanjë u arrestua edhe lideri i grupit, i cili në momentin e bllokimit po bëhej gati të udhëtonte drejt Kolumbisë.

Autoritetet deklaruan se, organizata kriminale përdorte 3 deri në 4 varka për transportin e drogës, duke i vështirësuar policisë lokalizimin.

Spanja mbetet një nga pikat kryesore të hyrjes së kokainës për tregun europian. Sekretari i Sigurisë, Francisco Martinez tha për mediat në nëntor se 40 për qind e sekuestrimeve të kokainës në Europë është bërë në Spanjë.tch

ME TE LEXUARAT