Kompletohen 8 skuadrat e para qe kalojne ne fazen e grupeve te Champions League

Sport

Barcelona mposht 4-0 La Coruna-n, Messi rikthehet me golJanë kompletuar tetë skuadrat e para që kalojnë fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Arsenali ka arritur një fitore bindëse ndaj Baselit në Zvicër me rezultat 4:1 dhe ka marrë vendin e parë në Grupin A, pas dështimit befasues të Paris Saint-Germain, që barazoi 2:2 në shtëpi me Ludogorets.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Het-trik nga Lucas Perez dhe Alex Iwobi me një gol ishin realizator për skuadrën e Arsene Wenger. Kujtojmë se në këtë takim u përballën sërish vëllezërit Xhaka, me Granitin që ia doli edhe njëherë ta mposht Taulantin.

Në Grupin B, Napoli triumfoi në Lisbonë përballë Benficës me rezultat 2:1 dhe siguroi vendin e parë në grup. Benfica përkundër kësaj disfate u kualifikua si e dyta, ndërsa në Ligën e Evropës shkon Besiktasi që pësoi debakël nga Dynamo Kiev duke pësuar 0:6.

Në Grupin C tashmë dihej se Barcelona dhe Manchester City ishin kualifikuar si e para respektivisht e dyta. Katalansit fituan ndaj Borussia Monchengladbach 4:0 në Camp Nou, ndërsa City u ndal nga Celtic 1:1. Lionel Messi hapi serinë e golave për Barçën ndërsa më pas Arda Turan realizoi tre gola të tjerë.

Dhe në fund Grupi D, aty ku Bayern Munich mposhti Atletico Madridin me një gol të realizuar nga Robert Lewandowski, por bavarezët u kualifikuan vetëm si ekipi i dytë pasi ‘Los Colchoneros’ kishin siguruar më herët vendin e parë. Në Ligën e Evropës nga ky grup u kualifikua ekipi rus Rostov, që luajti pa gola me PSV.

Grupi A

Basel – Arsenal 1:4

PSG – Ludogorets 2:2

1. Arsenal 6 14

2. PSG 6 12

3. Ludogorets 6 3

4. Basel 6 2

Grupi B

Benfica – Napoli 1:2

D. Kiev – Besiktas 6:0

1. Napoli 6 11

2. Benfica 6 8

3. Besiktas 6 7

4. D. Kiev 6 5

Grupi C

Barcelona –M’gladbach 4:0

Man. City – Celtic 1:1

1. Barcelona 6 15

2. Man. City 6 9

3. M’gladbach 6 5

4. Celtic 6 3

Grupi D

Bayern M. – Atl. Madrid 1:0

PSV – Rostov 0:0

1. Atl. Madrid 6 15

2. Bayern M. 6 12

3. Rostov 6 5

4. PSV 6 2

ME TE LEXUARAT