Arrestohen 16 persona për organizim të skemave piramidale

Kosovë&Rajon

polici-kosove15Policia e Kosovës arreston 16 persona të dyshuar për konsumim të veprave penale: ,,organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të jashtëligjshëm” dhe veprën penale, krim të organizuar”.

Policia e Kosovës, konkretisht Departamenti i Hetimeve më, 1 dhjetor 2016 ka ndërmarrë dy operacione policore të shtrira në tërë vendin.

Në operacion e parë pos Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar (DHKO) kanë qenë të përfshirë dhe njësi tjera të specializuara policore, zyrtarë nga Doganat e Kosovës dhe ATK-ja.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sektori i Hetimeve të Krimit të Organizuar në kuadër të DHKO-së, pas hetimeve të zhvilluara për ushtrim të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, me 1 dhjetor 2016, bazuar në planin operativ ,,BLIC”, me urdhëresë të gjykatës kompetente ka kontrolluar lokacione të ndryshme në rajonet: Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Gjilan, Ferizaj, Prizren dhe Mitrovicë.

Me këtë rast në cilësi të personave të dyshuar janë arrestuar 6 persona si dhe janë kontrolluar 77 lokacione të ndryshme.

Personat e dyshuar tanimë të ndaluar janë:

· R. L. lindur me 1962 m/sh/k

· D. H. lindur me 1986 m/sh/k

· B. I. lindur me 1985 m/sh/k

· R. I. lindur me 1960 m/sh/k

· S. H. lindur me 1959 m/sh/k

· F. I. lindur me 1992 m/sh/k

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar si prova materiale:

· 3 ruleta,

· 2 tavolina pokeri,

· 69 aparate të lojërave të fatit,

· 2 lojëra Keno,

· 2 armë,

· 546 fishekë,

· 17 PC,

· 3 DVR,

· 9 telefona celularë,

· 41 260 euro, si dhe dokumentacion relevant për rastin.

Kurse në operacionin tjetër të udhëhequr nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), Sektori për hetimin e krimeve ekonomike, pas një pune te gjatë hetimore po ashtu me datë 01.12.2016, të asistuar nga njësitet policore nga Gjilani, kanë zbatuar Urdhëresën e Gjykatës Themelore në Gjilan, për kontrollimin e një lokali të lojërave të fatit në rrugën Gjilan-Kamenicë afër fshatit Shillovë, me dyshimin e bazuar se në këtë lokacion është duke u kryer vepra penale ,,Organizim e Skemave Piramidale dhe Bixhozit të jashtëligjshëm”, sipas nenit 300 te KPRK-se.

Gjate kontrollit të lokalit, përfaqësuesit të tij, nuk kanë prezantuar dëshmi se pika në fjalë ishte e licencuar. Në lokal është hasur një pjese e ndarë ku zhvillohej veprimtaria e jashtëligjshme. Në ndërkohe janë ftuar edhe zyrtarë të Doganës së Kosovës dhe ATK-se për verifikim të gjendjes.

Personat e dyshuar tanimë të ndaluar janë:

· B.B lindur me 1983 m/sh/k

· A.SH lindur me 1986 m/sh/k

· R.S lindur me 1986 m/sh/k

· A.G lindur me 1983 m/sh/k

· G.M lindur me 1991 m/sh/k

· Xh. M lindur me 1980 m/sh/k

· I.G lindur me 1969 m/sh/k

· V.I lindur me 1984 m/sh/k

· A.A lindur me 1986 m/sh/k

· L.H lindur me 1978 m/sh/k

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar si prova materiale:

Fletore me shënime për hyrje – daljet reale të parasë në këtë pike.

10030 Euro,

200 Franga të Zvicrës,

100 Dollarë Amerikan dhe

Të ashtuquajturat Chips dhe Zaret.

Të gjithë personat e dyshuar, gjithsej 16 persona, me vendim të prokuroreve janë dërguar në mbajtje për vazhdim të procedurës të mëtejme.

ME TE LEXUARAT