Singapori njeh pavarësinë e Kosovës

Kliko per me shume info

singaporiRepublika e Singaporit e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zyra e Ministrit të Jashtëm të Kosovës.

Këshilltari i ministrit Hoxhaj, Bashmir Xhema, tha se Ministria e ka edhe notën verbale të shtetit.

Kliko per me shume info

“Po, njohja nga Singapori është e konfirmuar. E kemi edhe notën verbale të kësaj njohjeje”, ka thënë Xhemaj.

Njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Singapori e ka përshëndetur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes rrjetit social Twitter.

Republika e Singaporit shtrihet në Azinë Juglindore dhe bëhet vendi i 113-të, sipas njoftimit të vet ministrit Hoxhaj, që e njeh pavarësinë e Kosovës.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here