Grabitja e bankës në Tiranë, zbulohet shuma që morën autorët

Aktualitet

Policia e Tiranës ka zbardhur detaje të reja në lidhje me grabitjen e një banke të nivelit të dytë në kryqëzimin e "21 Dhjetorit".

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:25 të së hënës, ku dy grabitës kanë hyrë në këtë filial duke neutralizuar rojen e sigurimit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Grabitësit kanë qenë të maskuar dhe pasi kanë marrë paratë, janë larguar me një motor "Papaq" dhe janë futur nëpër lagje në drejtim të rrugës "Myslym Shyri".

Autorët kanë pasur synim për të grabitur paratë e ndodhura në kasafortë, por hapja e saj ka qenë e pamundur, pasi ajo ka 3 celësa dhe stafi i nevojshëm për t'a hapur atë nuk kishte ardhur akoma në bankë.

Pasi kanë dështuar me kasafortën, autorët i janë drejtuar kasës ku kanë marrë të gjithë gjendjen.

Burimet thanë se e ndodhur përballë tytës së armës, punonjësja është detyruar t’i japë autorit shumën e parave që, sipas të dhënave dyshohet të jetë rreth 200 mijë lekë të reja.

Grabitësit nuk e kanë shmangur dot rënien e alarmit, por kanë arritur të largohen pa mbërritur policia, edhe pse Komisariati ndodhet shumë afër bankës.

Njërit prej grabitësve i ka rënë arma në tokë gjatë tentativës për tu larguar.

 

 

 

ME TE LEXUARAT