Izraeli akuzon shtatë persona për terrorizëm

Aktualitet

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shërbimi i sigurisë në Izrael i njohur si Shit Bet, ka njoftuar se i ka arrestuar shtatë antarë të pakicës arabe të vendit, të cilët ishin pjesë e një celule të Shtetit Islamik. Shit Bet ka njoftuar përmes një deklarate të lëshuar, se shtatë të arrestuarit tashmë janë të akuzuar nga një gjykatë në Haifa për veprën penale të pjesëmarrjes në një organizatë të paligjshme, mbështetje izndaj organizatës terroriste dhe për mbajtjen e kontaktit me agjentë të huaj.

Deklarata saktëson se shtatë personat janë arrestuar në nëntor dhe dhjetor të vitit të kaluar gjatë një operacioni të policisë, pak para se grupi i dyshuar ta kryente një sulm terrorist që e kishin planifikuar. Shtatë antarët e këtij grupi ishin takuar disa herë me një sheik radikal mysliman, i cili kishte kërkuar nga ata që të sillnin sa më shumë antarë në përbërje të grupit. Sipas agjentëve të intelegjencës izraelite, grupi, përmes internetit, kishte qenë në kontakt me aktivistët në Siri. REL

ME TE LEXUARAT