Arrestohet shqiptari me drogë, ja si e zbuloi policia italiane

Aktualitet

polici-italianeNjë 40-vjecar shqiptar është arrestuar nga policia italiane ndërkohë që transportonte 7 kg drogë që e kishte fshehur në automjetin e tij tip “Audi A4”.

Sipas burimeve shqiptari është arrestuar në autostradën Viarexho në Toskana. Pasi u ndalua nga Policia, shqiptari shfaqi shenja rervozizmi çka zgjoi dyshimin e uniformave blu, të cilët nisën të kontrollonin mjetin e tij ku gjetën edhe drogën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nëse do të hidhej në treg lënda narkotike do të kapte vlerën 80 mijë euro. Hetimet për rastin në fjalë vijojnë, ndërkohë që shqiptarit i është caktuar masa e sigurisë “Arrest shtëpie”.

ME TE LEXUARAT