"Po na ikin çunat e rinj nëpër rrugët e Italisë, mallkuar qoftë ky dreq kurbeti”
Një i ri shqiptar ka humbur jetën tragjikisht këtë të hënë në Itali. Sipas mediave italiane viktima është 29-vjecari i identifikuar si Bujar Krasnaj.
Shqiptari punonte për shoqërinë "Ok Gol", kompani që merrej me mirëmbajten e autostradës ku ndodhi aksidenti.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
I riu është goditur nga një "Audi A6" rreth orës 08:35 kur ishte në orarin e punës.
Krasnaj ka mbetur i vdekur, ndërsa shoferi i mjetit dhe një tjetër punëtor janë plagosur dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Përpjekjet e mjekëve ishin të panevojshme për të mbajtur në jetë shqiptarin i cili vdiq për shkak të traumave të shumta.
Edhe të afërmit e shqiptarit e kanë konfirmuar vdekjen e tij, teksa Alketa ka publikuar një mesazh prekës.
"Po na ikin cunat e ri dit per dit neper rrug te Italise. Se nuk kemi nje shtet tonin te na mbledhi te jetojme e te vdesim ne dheun tone.Mallku qofte ky dreq kurbeti.
Te punosh ne rrug per 1000 € ne muaj dhe te lesh jeten"-shkruan ajo.