Shqiptarin e dëbojnë nga Italia, kthehet, vjedh dhe jeton… si "boss"

Aktualitet

polici-italianeIshte përzënë nga Italia, por kjo gjë nuk ka ndikuar te një shqiptar i cili është kthyer dhe ka bërë një jetë prej "bossi". Kjo është historia e shqiptarit që ka bërë xhiro në mediat italiane sot.

Ai është Alberto Gjokaj i përzënë nga Itali, por u kthye pa asnjë vështirësi, duke përballuar i pazbuluar kontrollet policore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai u dëbua dhe u shoqërua drejt portit të Brindizit, por që nga muaji gusht 22 vjecari shqiptari jeton i qetë e si një zotëri në rezidencën Leon D’Oro në Sassuolo.

Shqiptari, sipas policisë, së bashku me 5 bashkatdhetarë të tjerë janë në listën e hajdutëve akrobatë që ishin bërë tmerri i banorëve në zonë.

Vidhnin sende me vlerë, ora të shtrenjta e bizhuteri, me teknikën e tyre të veçantë në historinë e grabitjeve.

Ata janë skeduar për vjedhje në Modena, Maranello, Sassuolo… Tashmë banda pritet të dalë në gjyq. Ndërkohë që do të rrinë të gjithë në burg deri në verifikimet e plota policore.

Pjesë e grupit ishte edhe një tjetër shqiptar, Rudenc Laska, 27 vjeç, i njohur për aktivitet kriminal në Milano. Pjesëtarët e tjerë janë të gjithë të hyrë në mënyrë ilegale në Itali.

ME TE LEXUARAT