Ky është shqiptari me 15 emra, që i hodhi acid në fytyrë avokatit grek

Aktualitet

Personi që shihni në foto është një shqiptar me plot 15 emra. Fotoja dhe emrat janë bërë publike nga mediat greke, të cilat shtojnë se shqiptari është arrestuar si i dyshuar për sulmin 9 vite më parë ndaj avokatit grek Paulos Sarakis, kur iu hodh acid në fytyrë.

Mediat greke njoftojnë se arrestimi i tij është bërë pasi prej pak kohësh kishte hyrë në Greqi, ndrëkohë më parë është fshehur në Shqipëri qëkur ndodhi ngjarja në dhjetor të vitit 2007.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shqiptari ka këto emra: Demir Papa, Demir Grabova, Demir Papai, Demir Ekimi, Lalaj Prapaj, ose Noti, Arben, Orges, Orkes, Jorgo, Jani, Erion apo Mario.

Ndryshimin e identitetit ai e ka bërë për t’i shpëtuar arrestimit. Ai dyshohet se është një nga dy autorët që tentuan të vrisnin avokatin Sarakis.

“Unë besoj se ka edhe persona të tjerë që dhanë urdhrin për kontratën e vdekjes. Është detyrë e drejtësisë të hetojë plotësisht këtë çështje dhe të zbulojnë të gjitha palët e përfshira në këtë krim barbar kundër meje”- u shpreh avokati Paulos Sarakis për gazetën "Protothema", pas lajmit për arrestimin e shqiptarit.

Ky avokat shpëtoi për mrekulli pasi në vitin 2007 iu hodh acid në fytyrë.

ME TE LEXUARAT