Policia italiane kap katër shqiptarët që kryen grabitjen e 180 mijë eurove

15
Kliko per me shume info

grabitja-tiraneNjë grup shumëkombësh kriminal ne fushen e grabitjeve është goditur nga policia italiane. Grupi i cili kishte ne përbërje nga tre shqiptarë nga Kosova, një maqedonas, një marokene si dhe një shqiptar i arrestuar më herët, akuzohen për të paktën 40 grabitje.

Krimet e tyre, grupi i ka kryer mes muajit shkurt dhe qershor të këtij viti në disa qytete, si në Veneto, Lombardia (Brescia) dhe në veçanti, në Trentino dhe Emilia-Romagna.

Kliko per me shume info

Operacioni për arrestimin e tyre u quajt “Las Vefas” dhe kishte si shtysë dy vjedhje të ndodhura në Peschiera del Garda.

Banda vepronte me kujdes dhe i kryente krimet e saj në zona të braktisura ose pas inspektimeve të policisë. Vjedhjet e kryera kapin shifrën totale prej 180 mijë eurosh.

Për të kryer grabitjet e tyre, ata thyenin dyert ose dritaret dhe merrnin me shpejtësi paratë brenda makinave të lojërave të fatit përpara se të binte sistemi i alarmit, për t’u larguar me shpejtësi.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here