Reagimi/ “Shpëtova mrekullisht, duhet të isha në avionin e Chapecoense”

Soft

futbollisti-avioni-i-rrezuarNjë tragjedi që mbetet e paharrueshme, nga ato që të lënë pa fjalë. Skuadra e Chapecoense, një nga përrallat e futbollit modern, nuk ekziston më. Një përplasje, në orën 22:34 me orën vendase (04:34 me orën tonë) në mbrëmjen e së hënës, 50 kilometra larg Medellin, ka shkatërruar gjithçka. Nga 78 njerëzit e pranishëm në avion, vetëm gjashtë kanë mbijetuar.

24 orë më pas mbetet dhimbja dhe asnjë fjalë nuk mund të mbushë boshllëkun, ato kujtime të paharrueshme. Pastaj vijnë historitë e ndryshme për ata që ishin dhe që për arsye të ndryshme duhet të ishin në avion. Histori si ajo e Edmundo, që luajti për tre vjet në Serie A me Fiorentinën dhe Napoli, ish-lojtar i “Selesao”, aktualisht komentator i “Fox Sports Brasile”. Ai duhet të ishin në avion, por një problem personal i shpëtoi jetën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Them shpesh që futbolli është një metaforë e jetës dhe ndoshta kjo është arsyeja për të cilën ndihem i trishtuar…” shkroi në “Instagram”, Edmundo, që më pas vazhdonte: “Ishim dashuruar me Chapecoense sepse ishin djem si ne, djem që po ndiqnin një ëndërr.” Më pas, i ftuar në emisionin televiziv “”Good Morning Fox”, ish-sulmuesi ka treguar mes lotëve një episod: “Duhet të isha edhe unë në bord, por qëndrova në Brazil sepse kisha një punë personale.” Në vend të tij u ngjit në bord kolegu Mario Sergio, ish-futbollist i Fluminense, Botafogo dhe Palmeiras. Një nga 21 gazetarët që humbën jetën në ngjarjen tragjike.

ME TE LEXUARAT