Shpërthimi tragjik në Turqi, shkon në 29 numri i të vdekurve, 166 të plagosur

Bota

Shpërthimet në Turqi cojnë në 29 numrin e të vdekurve dhe të paktën 166 persona të plagosur. Sulmet e mbrëmjes së 10 dhjetorit kanë alarmuar Stambollin qendror pranë stadiumit “Beşiktaş’s”.

Raportohet nga Zëvendëskryeministri turk, Numan Kurtulmuş se në orët e para të mëngjesit të sotëm se shpërthimi i parë ndodhi nëpërmjet një makine në lëvizje dhe se shënjestra e vërtetë sipas tij ishte drejtoria e policisë afër stadiumit.

Sulmi i dytë sipas tij, erdhi 45 sekonda më vonë, kur një sulmues vetëvrasës shpërtheu në parku “Macka”. Ministri i Brendshëm, Süleyman Soylu tha se 27 policë dhe dy civilë janë midis viktimave, ndërsa 166 persona të tjetër mbetën të plagosur nga shpërthimet binjake.

Gjithashtu ai tha se rreth 10 të dyshuar u arrestuan në lidhje me sulmin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ministri i shëndetësisë Rexhep Akdag tha se 20 persona kanë lënë spitalin pas mjekimeve paraprake, ndërsa të paktën tre prej të plagosurve ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Shpërthimi i madh ka ndodhur në rreth 10:20 të darkës me orën lokale, rreth 90 minuta pas ndeshje mes Beşiktaş dhe Bursaspor. Shpërthimi u dëgjua në të dyja anën e Bosforit.

ME TE LEXUARAT