Shpërthejnë në seri pajisjet iPhone, ja modelet më të prekura

Teknologji

iphoneeeNë Kinë raportohet për disa raste të shpëthimit të iPhone –ve.

Kompania për mbrojtjen e konsumatorit atje tha se të paktën 8 iPhone kanë shpërthyer, përfshirë modelet iPhone 6 dhe iPhone 6S.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Apple duhet të tregojë përgjegjësi ndaj konsumatorëve. Shumë thonë se ankesat e tyre nuk zgjidhen në mënyrë efiçente”, deklaroi Këshilli për Konsumatorët në Shanghai.

Kjo nuk është hera e parë që raportohet për iPhone që shpërthejnë.

Në Tetor një burrë në Australi e gjeti makinën të mbushur me tym, pasi Phone që kishte lënë saj brenda saj kishte marrë flakë. Mat Jones tha se kishte vetëm 7 ditë që e kishte blerë pajisjen.

ME TE LEXUARAT