Video tronditëse/ I riu godet pas shpine vajzën dhe e hedh nga shkallët

Soft
Video tronditëse/ I riu godet pas shpine vajzën dhe e hedh nga

Kamerat e sigurisë në një stacion në Berlin kanë fiksuar momentin kur një person ka shtyrë nga prapa një grua, duke e rrëzuar nga shkallët. Ajo bie me fytyrë në fund të shkallëve, siç duket edhe në video. Gruaja kishte nisur të zbriste shkallët e stacionit të metrosë, kur një djalë erdhi pas saj, duke mbajtur në njërën dorë një shishe birrë dhe në tjetër cigaren. I veshur me xhinse dhe xhaketë lëkure, djali e goditi me shkelm në kurriz gruan, duke e rrëzuar nga shkallët dhe më pas u largua.

Tre personat që e shoqëronin djalin e ndoqën skenën të qetë, teksa gruaja përfundoi në fund të shkallëve. Njëri prej tyre , përpara se të largohej, mori edhe shishen e birrës që ishte rrëzuar në tokë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Disa kalimtarë e ndihmuan gruan të ngrihej dhe e dërguan atë në spital, raportoi shtypi lokal.

Ndërkohë policia, e ndihmuar edhe nga pamjet filmike, është duke hetuar ngjarjen.

ME TE LEXUARAT