Rrëfehet Einxhel Shkira: Po, kam qenë e lidhur me Bekim Balajn

Prezantuesja Einxhel Shkira e ftuar në emisionin Oktapod dhe rubrikën “Ladies night”, ka deklaruar përballë moderatorit Turjan Hyska se kohë më parë, diçka ka ndodhur me lojatrin e Kombëtares së Futbollit, Bekim Balaj.

Ajo ka rrëfuer si një nga momentet më të sikletshme, kur një gazetare publikoi një bisedë personale të saj me Einxhel, që kjo e fundit ikishte rrëfues në mirëbesim, në lidhje me lojtarin. Einxhel shprehet se është ndjerë jo mirë kur e ka gjetur veten në faqet e gazetave dhe portaleve, për atë që kishte rrëfyer jo për intervistë, por në një bisedë private.

Kliko per me shume info

Më pas, ngacmimeve të moderatorit Hyska në lidhje me të vërtetën dhe nëse ajo ka qënë apo jo në një lidhje me Bekim Balën, Einxhel ka pranuar: “Ka patur diçka mes nesh, por…”. Lidhja e tyre u përfol kohë më parë kur u deklarua një romancë e mundshme mes dy personazheve.

Asaj kohe Einxhel nuk deklaroi asgjë, ashtu sikurse dhe futbollisti, por sot Enxhel na thotë këtë të vërtetë. Nderkohë nga ana tjetër deklaron se në 2016-ën ka qëndruar vetëm, përsa i përket jetës private, duke deklaruar se 2016-ta ka qënë vit pushimi për të në lidhje më marrëdhëniet seksuale.

“Këtë vit nuk kam kryer mërrëdhënie në asnjë vend, kam preferuar të rri vetëm”. Megjithatë, moderatorja, deklaron se në 2017-ën shpreson të gjejë dashurinë e vërtetë.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here