Shkencëtarët tregojnë: Të vendosësh pikë në fund të mesazhit është...
Komunikimi me mesazhe është bërë shumë i rëndësisëhm ditët e sotme. Tanimë, njerëzit dhe me emoji dhe me shenja pikësimi tregojnë shumë. Sipas shkencëtarëve, përfundimi i mesazheve me një pikë është "ashpërsi e panevojshme".
Psikologët e Universitetit të Binghamtonit kanë zbuluar se mesazhet e përfunduara me pikë (.) ishin perceptuar si të pasinqerta apo të rrejshme nga 126 studentët e testuar.
Problemi i përfundimit të fjalive me pikën si shenjë të pikësimit, ishte shfaqur publikisht qysh në vitin 2013 kur gazetari Ben Crair kishte shkruar se nuk ndihej i lumtur kur i përfundonte fjalitë me pikë. Sipas tij, dhe shumë të tjerëve, “Jo.” e ndalon tërësisht një bisedë, përderisa “Jo…” mundëson që ajo bisedë të vazhdojë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Hulumtuesit e studimit të fundit kanë konkluduar se Crair e ka me të drejtë – pika në fund të fjalive ju bën të dukeni të pasinqertë, agresivë dhe të zemëruar.
Sipas “Ëashington Post”, shenjat tjera të pikësimit, siç është pikëçuditësja (!) – e cila ishte konsideruar si e dëmshme – faktikisht është më e shoqërueshme dhe më e sinqertë sesa shenjat tjera apo mosvendosja e shenjave të pikësimit fare në fund të fjalisë.