Vlorë, arrestohet shkaktari i aksidentit të Mifolit

Aktualitet

1469780389aksiArrestohet 31-vjecari Ervin Cili, banues në Berat, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Mësohet se 31-vjecari është shkaktar i aksidentit të djeshëm në Mifol të Vlorës, aksident në të cilin humbi jetën oficerja e policisë Refije Shtrumi.

Mendohet se oficerja Shtrumi udhëtonte bashkë me Ervin Çilin me një mjet me targa AA601FC, që është përplasur me një pemë në qendër të fshatit.

Burimet policore tregojnë se e ndjera humbi jetën sapo mbërriti në spital, ndërsa 31-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.

ME TE LEXUARAT