Shijojeni ushqimin pa shtuar peshë, njihuni me rregullat e festës

14
Kliko per me shume info

Festat sa na gëzojnë, aq dhe na mërzisin. Padyshim shkaku është ushqimi i parezistueshëm që konsumojnë dhe që na bën të shtojmë peshë.
Por, mos u shqetësoni: mund të ruani peshën tuaj këto ditë feste, duke bërë zgjedhje të zgjuara:

l. Mos shkoni në darkën e Vitit të Ri me stomakun bosh. Hiqeni pak urinë, duke ngrënë ndonjë snack të vogël, si p.sh pak bukë e djathë ose një fryt. Pini një gotë ujë që të shuani etjen me diçka që nuk përmban kalori.

Kliko per me shume info

2. Zgjidhni të hani vetëm diçka të veçantë. Lërini mënjanë patatet, orizin dhe djathërat, që mund t’i shijoni në çdo periudhë të vitit. Preferoni të hani gjelin e detit, që mund të gatuhet edhe i mbushur. Plotësoni pjesën tjetër të pjatës me perime dhe mish të pjekur.

3. Hani një dhe të mirë. Bëni të njëjtën gjë edhe me të ëmblat: mos konsumoni kalori me çokollata dhe pasta. Preferoni një ëmbëlsirë të përgatitur në shtëpi.

4. Konsumoni një gotë ujë për çdo gotë alkool. Kështu, do të ngadalësoni ritmin me të cilin pini, do të shmangni kalori të boshe, por edhe dehjen.

Gjatë periudhës së festës:

• Gjatë periudhës së festës ndodh që kafen e shoqëron gjithmonë një ëmbëlsirë. Përcaktoni vetë një limit konsumi të ëmbëlsirave dhe qëndroni besnik këtij vendimi duke i thënë «jo» gjërave me tepri.

• Kini kujdes me kaloritë e pijeve. Duke patur parasysh që çdo gram alkool përmban 7 kalori, konsumimi i tepërt i pijeve alkoolike mund të rezultojë e dëmshme për ruajtjen e peshës tuaj. Në rast se keni mundësinë e zgjedhjes, do të ishte mirë të zgjidhnit një gotë verë të kuqe.

Gjithashtu, bëni kujdes me konsumin e pijeve me gaz, pije këto të cilat përmbajnë shumë sheqer. Në rast se duhet të pini pije me gaz, është e këshillueshme të konsumoni pije të lehta me gaz ( light).

• Në tryezën festive, përpiquni të shmangni ngrënien në këmbë, pra duke provuar pak nga të gjitha.

Është mirë që të mbushni pjatën tuaj një herë e mirë, duke përfshirë në të sallatë dhe perime.

Pas festës:

• Rikthehuni në konsumimin e vakteve të vogla dhe të shpeshta gjatë ditës.

Shpeshherë, gjatë periudhës së festave, kjo mënyrë të ushqyeri anashkalohet duke u zëvendësuar me konsumimin e një ose dy vakteve të mëdha gjatë ditës.

Vaktet e shpeshta do të reduktojnë ndjesinë e urisë, ndërkohe që sasitë më të vogla të ushqimit do t’ju ndihmojnë në kontrollin më të mirë të peshës tuaj.

• Mos dilni asnjëherë pa ngrënë mëngjes.
Kjo praktikë është një rregull bazë për kontrollin e peshës.

• Shoqëroni vaktin e drekës me sallatë perimesh, në këtë mënyrë rritet ndjesia e ngopjes, duke konsumuar një sasi më të vogël ushqimi.

• Shpesh konsumimi i dozave të mëdha të ushqimit nuk është në vetvete armik aq sa mund të jetë mungesa e aktivitetit fizik. Pra, merruni me aktivitet fizik të një intensiteti mesatar, prej 150 minutash çdo javë.


Kliko per me shume info

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here