SHBA, Stein do e kërkoi rinumërimin e votave në gjykata federale

Bota

steinNjë gjykatë në Pensilvani e ka hedhur poshtë kërkesën e kandidatës së të gjelbërtëve amerikanë për president, Jill Stein për rinumërim të votave në këtë shtet federal.

Fushata e Stein po vazhdon të kërkojë rinumërim, porse tani do iu drejtohet gjykatave federale, dhe jo atyre shtetërore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ajo gjithashtu ka kërkuar rinumërim të votave në Miçigan dhe Uiskonsin. Stein dyshon se ka pasur parregullsi dhe ndërhyrje potenciale kibernetike që sipas saj kanë ndikuar në rezultatin zyrtar.

Në rast se rinumërimet do të tregonin se ishte kandidatja demokrate, Hillary Clinton ajo që fitojë në të tri këto shtete atëherë ajo do e tejkalonte Donald Trump me numër të votave elektorale që janë përcaktuese të fituesit të presidencës amerikane.

ME TE LEXUARAT