Seks me të panjohurit, njihuni me këtë vend të çuditshëm dhe ritualin e tij

indoneziNë Indonezi ndodhet një vend shumë i çuditshëm. Bëhet fjalë për “Malin e Seksit”. Ai është një nga vendet sekrete më të dhe më i fshehur në Indonezi. Në vendin me përqindjen më të lartë të myslimanëve në botë, mijëra pelegrinë udhëtojnë për në Gunung Kemukus

I vendosur në qendër të ishullit Java, ky vend tërheq qindra njerëz që shkojnë në këtë kodër për t’u lutur dhe për të bërë seks me të panjohur, si pjesë e një rituali fetar që ka për qëllim ndjelljen e fatit të mirë.
Për të gërmmuar nëpër sekretet e “Malit të Seksit” ka menduar Patrick Abboud, gazetari televiziv SBS, i cili ka qenë në mal dy javë për të depërtuar në kultin e pazakontë.
Rregulli është se ju duhet të shkoni në mal çdo 35 ditë dhe duhet të keni marrëdhënie seksuale shtatë herë rresht në mënyrë që rituali të quhet i përfunduar. Sipas një vlerësimi, më shumë se 8 mijë njerëz, kryesisht indonezian marrin pjesë në këtë maratonë seksi për të pasur fat dhe të kenë një kthesë rrënjësore në jetën e tyre: burra të martuar, shtëpiake, politikanë dhe prostituta, një mori njerëzish marrin pjesë në këtë rit seksual në kërkim të fatit të mirë.
Rituali javanez i ka rrënjët në shekullin e 16, ku sipas gojëdhënave një princ i ri indonezian ra në dashuri me njerkën e tij dhe ata vendosën të largoheshin në mal për të bërë dashuri. Por një natë, pikërisht kur ata ishin duke bërë seks, u kapën, u vranë dhe u varrosën.
“Atje ku u varrosën trupat e tyre tani është vend i shenjtë – shpjegon gazetari Abboud. “Që atëherë besohet se kushdo që mund të kryejë aktin seksual shtatë herë do të ketë fat të mirë, ndryshe nga dy të dashuruarit fatkeq”.
Mbijetesa e “Malit të Seksit” në një vend ku feja e ndalon seksin jashtë martese është shumë e çuditshme. Por tani kjo gjë është bërë kaq popullore sa pushteti lokal e ka kthyer këtë rit në një lloj tërheqjeje turistike, duke bërë që shitësit e rrugës dhe artistët e rrugës të akomodohen duke jetuar në mënyrë të përhershme në mal.
“Kjo është absolutisht kontradiktore – thotë Abboud – qeveria e di që bëhet fjalë për tradhti bashkëshortore dhe vepra morale të pahijshme, por e ka bërë një sy qorr”.
“Ajo që duhet të kihet parasysh është se ky është një ritual javanesë që është shumë i ndryshëm nga bota myslimane dhe pjesa tjetër e Indonezisë, ku kjo gjë nuk është e lejueshme. Besimet janë një përzierje e Islamit, Hinduizmit dhe Budizmit“, shpejgon gazetari.
Por kontradiktat nuk mbarojnë këtu. Edhe pse gazetari, u magjeps nga rituali, ai tha se i vetmi problem ishte se shumë burra dhe gra e kanë kthyer këtë vend në një territor komercial për punonjësit e seksit.
“Prostitucioni i të miturëve dhe rritja e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme është një problem në Malin e Seksit. “Kam biseduar me një mjek – thotë Abboud, i cili më tha se shumica e punëtorëve të seksit kanë sëmundje seksualisht të transmetueshme. Burrat nuk përdorin kondom, kështu që HIV është në rritje. “
Por pavarësisht kësaj, pelegrinët në Malin e Seksit janë në rritje. Mardiyah, një vejushë që për vite ka qenë në vështirësi financiare, pas përfundimit të turit tha:
“Unë vij këtu prej disa muajsh. Pas ritualit të seksit më ka ardhur fati: Biznesi im është përmirësuar dhe të ardhurat janë rritur,- tregon gruaja.
Një burrë dhe disa miq, të cilët preferuan të qëndrojnë anonim për shkak të frikës se bashkëshortet e tyre do t’I zbulonin thanë se ishin në kërkim të “lirisë dhe pasurisë”.
“Ju kurrë nuk do të gjeni një ritual si ky kudo në botën myslimane”, – thotë Abboud, interpretimi Javanese është shumë më liberal”.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

artur-velo16

E pazakonta që ndodhi tek “E diela shqiptare”, i burgosuri hyn në sallë

Dicka e pazakonte ka ndodhur diten e sotme në emisionin “Të shihemi ...