Samaras: Greqia është aq dobët sa edhe Edi Rama po e sfidon!

Politikë

samarasIsh-kryeministri grek Antonis Samaras, në një intervistë për gazetën “Vradini”, pavarësisht se konsideron partinë në fuqi Syriza si një parti që e ka çuar vendin në batak, bën thirrje për një linjë kombëtare përsa i përket marrëdhënieve me fqinjët, duke kritikuar përveç Ankarasë edhe Tiranën zyrtare.

“Është e vërtetë që Erdogani kërcënon. Por, nuk më shqetësojnë kërcënimet e tij sepse gjen dhe bën. Por, ka filluar edhe kryeministri Edi Rama të sfidojë”, shprehet Samaras, duke theksuar se shqetësohet pasi dobësimi i rolit të Greqisë ka trimëruar provokimin e fqinjëve shqetësues.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Këto nuk do të ndodhnin nëse Greqia do të forconte pozicionin e saj ndërkombëtar dhe nuk ndodhnin kur Greqia e bënte këtë” ka shtuar Samaras.

I pyetur nga gazetari për deklaratat e fundit të Tiranës, Samaras ripërsërit se është pikërisht ky dobësim i rolit ndërkombëtar të Greqisë që bën që edhe Shqipëria të shfaqet, sipas tij, “me versionet më qesharake të kërcënimeve dhe provokimeve”.

Ish-kryeministri konservator ka mbështetur ministrin e Jashtëm grek, Nikos Kotzias në politikat e tij, duke theksuar se “edhe pse është një kundërshtar politik, nuk ka faj ai në këtë rast, por vendet fqinje”.

ME TE LEXUARAT