"Rrjedhin" pamjet e para të modelit "HTC X10"

Teknologji

Modeli HTC X10, që fillimisht është përfolur muajin e kaluar pas prezentimit të specifikave të tij në Eurasian Economic Commission, tani ka rrjedhur në disa imazhe të reja.

Imazhet e shfaqura fokusohen në pamjen frontale të pajisjes, mirëpo një prej tyre tregon edhe pjesën e sipërme të anës së prapme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Si duket, telefoni nuk do të ketë sensorin për gjurmët e gishtërinjëve. Lajmi i rrjedhur poashtu zbulon disa nga specifikat e pajisjes, të cilat përfshijnë procesorin Helio P10, ekranin full HD të madhësisë 5.5 inç, kamerën e pasme prej 13MP dhe RAM memorien prej 3GB.

HTC X10 pritet të shitet me çmim prej 287 dollarëve dhe pritet të dal zyrtarisht në muajin e ardhshëm në Kinë.

ME TE LEXUARAT