Rrëzimi i avionit të ekipit Chapecoense, arrestohet kreu i kompanisë

Bota

avioni-rrezuarAutoritetet në Bolivi arrestuan kreun e kompanisë ajrore LaMia, avioni i së cilës u përplas në Kolumbi javën e shkuar duke vrarë 71 persona, mes të cilëve shumicën e ekipit brazilian të futbollit Chapecoense.

Gustavo Vargas, një gjeneral në pension i forcave ajrore, u ndalua si pjesë e hetimeve për rrëzimin e avionit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mjeti po trasportonte ekipin e futbollit dhe pasagjerët e tjerë drejt Kolumbisë kur mbeti pa karburant dhe si pasojë u rrëzua. Një shkak i tillë për aksidentin është i papranueshëm dhe analistët mendojnë se autoritetet boliviane do të bëjnë shembull disa persona për të përmirësuar reputacionin e transportit ajror në vend.

Kompania LaMia, e themeluar në vitin 2015, kishte vetëm tre avionë, nga të cilët vetëm dy ishin në punë.

Mësohet se tek avioni që u përplas ishte bashkëpronar edhe piloti. Kompania është pezulluar nga autoritetet në Bolivi dhe situata e saj u përkeqësua ndjeshëm kur një prej zyrtarëve vendas tha se e kishte paralajmëruar pilotin për mungesë karburanti para se ai të nisej.

Celia Castedo u largua nga Bolivia dhe kërkoi azil në Brazil, pasi tha se e kishin kërcënuar me jetë. Autoritetet e Bolivisë kanë kërkuar riatdhesimin e saj në vend, por procedurat e azilit mund të zgjasin deri në një vit.

Vetëm 6 persona i mbijetuan përplasjes së avionit dhe një prej tyre, anëtari i ekuipazhit, tha se piloti kishte vendosur të mos bënte një ndalesë të parashikuar për furnizim me karburant.

ME TE LEXUARAT