Tiranë, banori riparon garazhin, por lë pa energji 2500 banorë

Aktualitet

Fenomeni i dëmtimit të linjave të energjisë elektrike vijon të lërë pa errësirë lagje të tëra, dhe rasti i fundit është syhënuar në Tiranë, ku një individ po punonte në garazhin e tij.

Sipas OSHEE-së, dëmtimi është bërë rreth mesditës në fidrin L17 nga Astrit Kërçiku, i cili ishte duke rregulluar dritaren e garazhit në pronën e tij private.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga dëmtimi janë prekur 17 kabina elektrike, duke lënë pa energji rreth 2500 banorë të zonave të rrugës së Elbasanit, përballë Ambasadës Amerikanë e duke vijuar më tej pranë zonës së ish stadiumit “Qemal Stafa” deri te Garda e Republikës, pranë liqenit.

OSHEE mori masa menjëherë duke marrë energji nga një lidhje tjetër unazore, dhe rikthimi u bë brenda 20 minutash. Ndaj Kërçikut, OSHEE bëri kallëzim në polici për të vijuar më tej hetimet.

ME TE LEXUARAT