Rrëfimi/ ‘’Jam e fejuar, por shefi më ngacmoi, bëm seks, por…’’

Soft

Një ngjarje tejet e pakëndshme mësohet se ka me një vajzë. Bëhet fjalë për një 21-vjeçare e cila u gjend në shtrat me shefin e saj, për pasion, por pasi analizoi situatën u pendua…

Në në letër drejtuar psikologes së “The Sun” që t’i tregojë se çfarë duhet të bëjë pas këtij gabimi.

Letra e vajzës

“E dashur psikologe Deidre, unë jam një vajzë 21 vjeçe dhe prej 4 vitesh jam e lidhur. E dua shumë të dashurin tim dhe kurrë nuk e kam tradhtuar… deri para pak ditësh kur bëra seks me shefin tim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shefi është 31 vjeç, por shumë simpatik. Javën që shkoi ne organizuam darkën e Krishtlindjes dhe shkuam jashtë qytetit. Shefi kishte marrë një dhomë në hotelin ku u bë darka, pasi të nesërmen kishte disa takime. Gjatë darkës ai më shihte shumë çuditshëm, më pas nisi të flirtonte deri sa nisëm të pinim bashkë. Si pa kuptuar edhe unë u futa në qejf, dhe pranova të shkoja në dhomën e tij dhe të bëj seks.

Por pas asaj nate ndihem shumë keq me të dashurin tim, sepse jam penduar që e kam tradhtuar. Unë dua t’i tregoj se çfarë ka ndodhur, por shoqet më këshillojnë që të mos e bëj. Si duhet të veproj?!”

Përgjigjja e psikologes

“Më duket ide e mirë që të mos i tregosh, sepse me shumë gjasa do ta shkatërrosh lidhjen me të. Pyes veten, nëse thua që e do atëherë pse e tradhtove?! A mos kishte shkopin magjik shefi?!

Megjithatë, duhet të kuptosh nëse vërtetë dëshiron të jesh me të dashurin tënd apo jo. Nëse po, atëherë hidhe as krahëve këtë që ke bërë dhe mos e përsërit kurrë më!”

ME TE LEXUARAT